Cristiano Ronaldo dhe e dashura Georgina Rodríguez vazhduan të argëtoheshin nën diell teksa pushonin në një jaht të hënën. Sulmuesi i Manchester United, dhe ish-asistentja e shitjeve u panë duke kaluar kohë me një grup shokësh në mes të detit.
Cristiano tregoi fizikun e tij jashtëzakonisht të mirë dhe barkun mbresëlënës teksa u shfaq pa këmishë. Ai kishte veshur një palë rroba banjo të vogla të bardha noti që bien në kontrast me nxirjen e tij. Georgina dukej e mrekullueshme me bikini jeshile të ndezura që nxirrnin në pah dekoltenë e saj të gjerë, barkun e tonifikuar dhe këmbët.
Flokët e saj ishin në valë dhe ajo dukej se ishte pa grim, duke lejuar që bukuria e saj natyrale të shkëlqente. Cristiano iu bashkua një grupi miqsh të tij dhe ata bënë banjo dielli. Ai mbante një palë syze në kokë dhe buzëqeshi ndërsa lundronte me shkathtësi rreth ujit. Georgina gjithashtu u zhyt në oqean për t’u freskuar, duke zbritur shkallët në anë të jahtit.
Kujtojmë se prej ditësh ata janë duke pushuar, teksa të dielën bukuroshja zgjodhi një fytyrë të freskët dhe lejoi që flokët e saj të errëta të lagura t’i binin natyrshëm mbi supet e saj pas një zhytjeje të shpejtë në det, teksa mbante veshur rroba banjo në ngjyrë të errët.
Ndërkohë Ronaldo shfaqi muskujt e tij teksa shkonte pa këmishë dhe kishte veshur një palë rroba banjo bardheblu.