Cristiano Ronaldo ka hedhur në gjyq revistën “Der Spiegel” për publikim e një lajmi, sipas tij jo të vërtetë, që lojtari ka përdhunuar një grua në vitin 2009.
Në këtë revistë shkruhej se viktima e quajtur Kathryn Mayorga është përdhunuar brutalisht në një hotel në Las Vegas thuajse 10 vite më parë.
Avokati i saj Leslie Mark Stovall ka thënë se asokohe këtë gjë e zgjidhën jashtë sallave gjyqsore ku e dhunuara u dëmshpërblye me 375 mijë dollarë për të mbajtur heshtjen.
Ronaldo dhe përfaqësuesit e tij i kanë mohuar këto akuza por megjithatë këtë herë faktet janë kundra tyre.