Celebrities Gossip Showbiz

Cristiano dhe Georgina bëhen prindër të një vajze, vëllai i saj binjak nuk ia del!

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez bëjnë me dije se janë bërë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli. Dyshja njoftoi shtatzaninë e Georgina disa muaj më parë, teksa nuk mungonin postimet e bukuroshes gjatë pritjes së ëmbël të dy fëmijëve.

Mirëpo, vetëm pak minuta më parë vjen postimi i çiftit në Instagram ku japin një lajm të hidhur dhe një të bukur rreth familjes së tyre. Familjes iu shtua një vajzë, teksa djali nuk ia doli. Fjalët e çiftit padyshim emocionuan dhe trishtuan qindra fansa në të gjithë botën.

Me trishtim të thellë po ju njoftojmë se fëmija jonë nuk ia doli. Është dhimbje e tmerrshme që një prind mund të ndiejë. Vetëm lindja e vogëlushes sonë na jep forcë për të jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Ne do donim të falenderonim mjekët dhe infermieret për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të shokuar me këtë humbje dhe me mirësjellje ju kërkojmë pak privatësi në këtë periudhë të vështirë.

Djali ynë, ti je engjëlli jonë. Ne do të të duam gjithmonë.

Cristiano Ronldo dhe Georgina Rodriguez

Këto fjalë të ndjera kanë trishtuar fansat në të gjithë botën dhe komentet e tyre dashamirëse nuk mungojnë në post, duke shpresuar që ardhja në jetë e vajzës do t’u japë pak shpresë Cristiano-s dhe Georgina-s.