Al Nassr mposhti 2-1 Al Tawoon, përballje që u transmetua në SuperSport. Cristiano Ronaldo ishte protagonist te dy golat e skuadrës së tij.
37-vjeçari portugez dhuroi dy asistet e para në kampionatin e Arabisë Saudite, aty ku Al Nassr ndan kreun me Al Ittihad dhe Al Shabab.
CR7 dhuroi një asist të bukur nga mesi i fushës në minutën e 17’, pasim që u kthye në gol nga Abdulrahman Ghareeb.
Al Tawoon riktheu baraspeshën falë golit të spanjollit Alvaro Medran sapo nisi fraksioni i dytë i ndeshjes.
Goli i fitores për Al Nassr erdhi 12 minuta përpara fundit. Sërish asist i Cristiano Ronaldos dhe gol i Abdullah Madu, që u konfirmua nga VAR-i.
CR7 numëron pesë gola në kampionatin arab, ndërkohë që sot gjeti dy asistet e para me Al Nassr.