Albumi i ri i Beyonce, Cowboy Carter, është tashmë një sukses i madh në platformat e transmetimit muzikor, një ditë pas publikimit të tij më 29 mars. Artistja 42-vjeçare ka arritur që albumi i saj të jetë më i transmetuari i “Spotify” në një ditë të vetme për vitin e deritanishëm. Koleksioni i këngëve të reja, i cili përfshin një ‘cover’ të “Jolene” të Dolly Parton, debutoi në aplikacion me 76.13 milionë transmetime, për llogari të fansave Bey Legion.
Llogaria gjithashtu e listoi projektin si debutimin më të madh të vitit 2024, me gati 30% dhe debutimin më të madh ndonjëherë, nga një artiste me ngjyrë. “Cowboy Carter” është debutimi i gjashtë më i lartë i “Spotify” nga një femër, në të gjitha kohërat. Spotify e pranoi arritjen në një postim në X. Duke ndarë një fotografi promovuese të vendases të Teksasit, kompania shkroi:
Të premten, më 29 mars, COWBOY CARTER i Beyonces u bë albumi më i transmetuar i “Spotify” në një ditë të vetme në 2024 deri më tani.
Rikujtojmë, se Beyonce është bërë gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e këngëve Hot Country të Billboard. Texas Hold ‘Em u ngjit në numrin një pasi këngëtarja e publikoi atë njëkohësisht me këngën 16 Carriages në një shpallje surprizë të albumit gjatë Super Bowl. Ndërkaq, Taylor Swift ishte e para në 2021 me regjistrimet e saj të “Love Story” dhe “All Too Well”.
Kënga e Beyonce-s në vendin e kryesimit të top-listave e bën atë gruan e parë që arrin numrin një në Hot Country Songs dhe Hot R&B/Hip-Hop Songs që nga fillimi i listave në 1958. Sipas Sky News, Ray Charles, Billy Ray Cyrus, Justin Bieber dhe Morgan Wallen janë të vetmit artistë të tjerë që e kanë arritur këtë. Kënga e Beyonce, e cila u publikua më 11 shkurt, arriti vendin e parë vetëm pas katër ditësh nga publikimi. Ajo u shkarkua 39,000 herë dhe u transmetua 19.2 milion herë në SHBA.