Aktualitet

Covidi i Verës, javën e fundit janë shtuar rastet me Coronavirus! Me të rrezikuar fëmijët!

Përveçse virozave stinore, duket se vera po regjistron raste të shtuara të prekur nga coronavirus.

E nëse në vende të Europës po qarkullon një nënvariant i ri ai KP.3 çka ka rritur numrin e të infektuarve në Shqipëri qarkullon një nënvariant i omicronit, ai që ka prekur fëmijë dhe grup-moshën 30 vjeç e lart.

“Covid ka pasur gjithë vitin, në asnjë moment nuk kemi qenë 0 raste. Tani po vëmë re një luhatje të kurbës dhe kemi me dhjetëra raste”, thotë Eugena Tomini.

Mjekët nëpër qendra shëndetësore thonë se paraqiten disa raste në ditë të cilët klinikish kanë shenja të covid ndonëse tanimë nuk kryhen tamponë për ta konfirmuar. Por cilat janë simptomat që shfaqen në këtë periudhë?

“Ka këputje, dhimbje artikulacionesh, dhimbje koke”, shprehet Tomini.

Drejtorja e Institutit të shëndetit Publik Tomini thotë se kujdesi nuk duhet ulur në asnjë rast përsa i përket rregullave të higjienës pasi tek të sëmurët kronikë jo vetëm covid por edhe viruse të tjera agravojnë shëndetin e tyre.