Gossip Showbiz

COVID-19 i rrëmben forcën, por jo bukurinë, Bora Zemani tregon gjendjen e saj me një foto

Moderatorja Bora Zemani, vetëm dy ditë më parë lajmëroi se ishte infektuar me COVID-19 dhe menjëherë u karantinua.

Tashmë ajo është moderatorja e programit ‘Për’puthen”, por derisa të rikthehet në studio, emisionin po e drejtojnë vajzat konkurrente për momentin.

Ditën e sotme, Bora ka publikuar një foto nga ballkoni i shtëpisë. Ajo shihet pa make-up dhe në gjendje të lodhur nga koronavirusi.

Për ajërosje në ballkon, – ka shkruar moderatorja krahas fotos, ku duket ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë.