Sport

Conference League/ Partizani dhe Tirana “migrojnë” në “Elbasan Arena”!

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, bën me dije se Partizani dhe Tirana ndeshjet në kualifikueset e UEFA Conference League do t’i luajnë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Partizani do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Marsaxlokk (Maltë) të enjten e 11 korrik (ora 20:00) në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në të njëjtin stadium Tirana do të luajë një javë më pas (18 korrik) sfidën e kthimit ndaj Torpedo Kutaisit (Gjeorgji). Në të njëjtën orë.

Gjithashtu në “Elbasan Arena” do të luajë ndeshjen e kthimit të raundit të parë të UEFA Champions League edhe Egnatia. Përballë Borac Banja Luka (Bosnje).

Takim që do të zhvillohet në datë 17 korrik, duke nisur nga ora 21:00. Ndërsa Vllaznia, ndeshjen e kthimit ndaj Valur (Islandë) do ta luajë në stadiumin “Loro Boriçi”. Në datën 18 korrik, ora 18:00.