Kur bëhet fjalë për zgjedhjen mes çokollatës dhe seksit, duket se shumë njerëz preferojnë ëmbëlsirën. Sipas një sondazhi, një në pesë persona do të preferonte një çokollatë sesa disa minuta kënaqësie seksuale. Studimi u krye nga ‘Perspectus Global’. Zëdhënësi, Jon Horsley tha se:
Është magjepsëse të shohësh se për Gjeneratën Z, një copë çokollatë preferohet më shumë se seksi dhe sa më i vjetër të jesh, aq më shumë ka mundësi të zgjedhësh “lojërat” në dhomën e gjumit sesa një ëmbëlsirë.
Gjetjet dolën në dritë gjatë një sondazhi për të gjetur çokollatën numër një në vend. ‘Dairy Milk’ u kurorëzua fituese, e ndjekur nga Galaxy, Twirl, Wispa, KitKat, Crunchie, Mars. Tre në 10 persona u pyetën dhe thanë se i preferuari i tyre i fëmijërisë kishte mbetur për një kohë të gjatë e tillë deri në moshën madhore.
Ndërkaq, të shumtë janë ata që pas aktit seksual duan të hanë diçka. Me të drejtë sepse ata tashmë kanë djegur shumë kalori. Ndaj pas marrëdhënies seksuale hapin frigoriferin dhe në shumicën e rasteve hanë atë që gjejnë përpara. Megjithatë, ekziston një ushqim specifik që konsiderohet ideal për pas seksit dhe nuk është gjë tjetër veçse pica. Kjo të paktën tregoi një sondazh me 2000 njerëz nga një kompani në SHBA.