Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë ribashkuar. Artistët u kapën duke kaluar kohë me njëri-tjetrin ndërsa merrnin pjesë në Coachella në Indio, Kaliforni, të premten, siç shihet në një video të shpërndarë në llogarinë Twitter të 102.7 KIIS FM. Në klipin prej disa sekondash, Mendes, 24 vjeç dhe Cabello, 26, mund të shihen duke mbajtur një pije në duar ndërsa po bisedojnë.
https://twitter.com/1027KIISFM/status/1647082611226062850?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1647082611226062850%7Ctwgr%5Efa38f85025a4816dc3901471d397aa7fb02b6f37%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpeople.com%2Fembed%3Furl%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2Ftwitter2Fstatus2F1647082611226062850id%3Dmntl-sc-block_1-0-12-iframeoptions%3De303DdocId%3D7481232
Në një video tjetër, të shpërndarë në internet nga një llogari të fansave të Mendes, dyshja mund të shihet duke parë një performancë në turmë së bashku dhe duke shkëmbyer edhe një puthje.
Mendes dhe Cabello ishin miq për disa vite përpara se të fillonin lidhjen në korrik 2019. Ata u fotografuan duke ndarë disa momente të bukura gjatë asaj vere, dhe ata bënë paraqitjen e tyre të parë publike si çift në gusht në MTV Video Music Awards, ku performuan duetin e tyre “Señorita”. Dyshja gjatë periudhës së karantinës në pandeminë COVID-19 qëndruan së bashku, për të cilën Mendes tha në gusht të vitit 2021 ishte një kohë që i afroi ata më shumë.
Camila dhe unë ishim shumë me fat sepse ishim në gjendje të ishim në një moment të qetë dhe ishte hera e parë në gjashtë vitet e fundit që ne thjesht ishim në gjendje të relaksoheshim dhe të mos punonim fare.
Por në nëntor 2021, Mendes dhe Cabello njoftuan ndarjen e tyre në Instagram përmes një deklarate të përbashkët. Epo mesa duket gjërat tani po rikthehen sërish. Coachella do të zhvillohet gjatë dy fundjavave, nga 14 deri më 16 prill dhe nga 21 deri më 23 prill.