Aktualitet Travel

“CN Traveler”: Tirana mes qyteteve europiane perfekte për t’u “arratisur”!

“A mjafton një “arratisje” treditore për të kënaqur shpirtin tuaj? Nëse zgjidhni destinacione që nuk janë shumë larg, por mbi të gjitha emocionuese, mund t’ju sigurojmë se po. Ku do të niset fluturimi juaj këtë herë…? Kaloni një fundjavë në një nga këto opsione, të përshtatshme për një vizitë ekspres por të paharrueshme! Ne ju rekomandojmë të zbuloni 27 qytete europiane që ndoshta nuk i njihni ende”, – shkruan Marta Sader në edicionin spanjoll të revistës globale CN Traveler (Condé Nast Traveler).

Tiranë, Shqipëri

Ju kemi paralajmëruar që prej vitit 2016: është koha për të vizituar Shqipërinë, destinacioni i fundit i paprekur nga turizmi masiv në Europë. Aty do të gjeni plazhe magjepsëse e të pacënuara që nuk kanë gjë për t’i pasur zili atyre të Kroacisë, xhevahirit tjetër gjysmë të egër të kontinentit. Eksploroni kryeqytetin e saj, Tiranën e gjallë. Për të shijuar atmosferën e saj, zbuloni lagjen e ish-Bllokut, ku janë të përqendruara kafenetë, restorantet dhe baret më të mirë.

Aty mund të hani një darkë të mrekullueshme me një çmim shumë të arsyeshëm, të shijoni një kafe ose birrën vendase apo të provoni rakinë, pijen e fortë alkoolike tradicionale. Nëse doni të rrini zgjuar deri vonë, mund të frekuentoni pub-et dhe baret argëtuese.

Gjithashtu, me ndërthurjen e rrugëve të gjera të mbushura me pallate e zona të gjelbra, zona e ish-Bllokut ende ruan stilin arkitekturor tradicional komunist.

Pjesa tjetër e qytetit ruan gjurmët sovjetike në ndërtesat e tij, deri në strehimin e një prej muzeve më të rëndësishëm, në një bunker bërthamor. Revista globale CN Traveler e ka renditur Tiranën mes qyteteve europiane perfekte për një arratisje treditore:

1-Tiranë (Shqipëri)
2-Bratislavë (Sllovaki)
3-Gdansk (Poloni)
4-Ljubljanë (Slloveni)
5-Gent (Belgjikë)
6-Bologna (Itali)
7-Salzburg (Austri)
8-Beograd (Serbi)
9-Stokholm (Suedi)
10-Valleta (Maltë)
11-Edinburg (Skoci)
12-Lozanë (Zvicër)
13-Innsbruck (Austri)
14-Zagreb (Kroaci)
15-Selanik (Greqi)
16-Dublin (Irlandë)
17-Napoli (Itali)
18-Bristol (Britani e Madhe)
19-Porto (Portugali)
20-Roterdam (Holandë)
21-Kopenhagë (Danimarkë)
22-Hamburg (Gjermani)
23-Antwerp (Belgjikë)
24-Tulouse (Francë)
25-Helsinki (Finlandë)
26-Krakow (Poloni)
27-Oslo (Norvegji)