Aktualitet Bota

Çmimi i naftës bruto në bursë zbret në 77 dollarë fuçia! Në nivelin më të ulët prej dhjetorit 2023!

Çmimi i naftës bruto këtë të martë në tregjet ndërkombëtare ka prekur vlerën më të ulët që prej fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave aktualisht një fuçi nafte po tregtohet në bursë me 77 dollarë, nga 82 dollarë që ishte në fund të muajit maj.

Sipas mediave ndërkombëtare kjo ulje erdhi pasi OPEC (organizata e vendeve eksportuese të naftës) njoftoi të dielën se do të fillojnë të heqin gradualisht shkurtimet e prodhimit të naftës përgjatë 12 muajve, duke nisur nga tetori 2024.

Ndërkohë pak javë më parë sulmi me dronë dhe raketa i Izraelit nga Irani, ka prekur direkt tregjet e naftës, pasi çmimi i naftës për fuçi arriti në 90 dollarë që ishte vlera më e lartë që prej tetorit të vitit të kaluar. Aktualisht në vend, një litër naftë po tregtohet me 184 lekë, nga 188 lekë që ishte, benzina po shitet në pikat e karburantit 183 lekë, ndërsa gazi me 59 lekë litri.