Ka nisur zyrtarisht “Black Friday” dhe një mori markash janë duke u ofruar konsumatorëve zbritjet dhe ofertat më të mira. Ndërkaq, një eksperti i blerjeve ndanë disa këshilla për ju, që duhet t’i përdorni në sezonet e uljeve. Investoni në veshjet klasike. Mendoni për palltot, çizmet dhe bluzat dimërore.
Krijoni listën tuaj të dëshirave dhe më pas kontrolloni përsëri kur uljet të aplikohen kudo. Mos i përjashtoni veshjet jashtë sezonit. Ndonëse mund të duket krejtësisht e papajtueshme të blini sandale verore ose bikini në dimër, në fakt është një mënyrë shumë e zgjuar për të blerë. Mos blini diçka vetëm sepse është me ulje.
Kur veshjet janë me ulje mund të t’ju bëjnë të nxitoheni dhe të blini gjëra që nuk do i vishni kurrë. Mos harroni të shikoni ofertat në markat e vogla apo të dorës së dytë. Kur përballemi me zhurmën e markave të famshme dhe zbritjet e tyre me germa të kuqe, mund të jetë shumë e lehtë të harrojmë se si markat e pavarura ashtu edhe ato të përdorura ofrojnë gjithashtu oferta për mallrat e tyre gjatë kësaj kohe. Mos bëni blerje nëse jeni të lodhur apo të stresuar. Thonë që kur bënë shooping, mund të largohet stresi dhe t’ju ngrihet humori. Por jo gjithmonë ndodhë kështu. Në rast se ndiheni të ngarkuar, shmangni blerjet pasi nuk do të bëni zgjedhjet e duhura.