Aktualitet

“Çmendet” moti, temperaturat deri në 35 gradë celcius në vend!

Vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira kalimtare, kryesisht nga orët e mesditës. Temperaturat janë rritur duke shënuar vlera jo të zakonta për stinën ku ndodhemi e sot variojnë nga 13 në 35 gradë celcius.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare kryesisht nga orët e mesditës. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e në lugina, era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
18/32
Diell

Kukës
18/31
Diell

Lezhë
18/32
Diell

Dibër
13/31
Diell

Durrës
19/31
Diell

Tiranë
21/34
Diell

Elbasan
19/32
Diell

Berat
19/35
Diell

Vlorë
20/32
Diell

Korçë
14/28
Diell

Gjirokastër
14/31
Diell

Sarandë
20/32
Diell