Këto atlete të shkatërruara që shikoni më poshtë nga Balenciaga shiten për 1850 dollarë. Shtëpia luksoze e modës Balenciaga së fundmi ka zbuluar një fushatë të re që promovon një seri këpucësh shumë të vjetra. Këpucët janë bërë virale në rrjet edhe për çmimin marramendës që ato shiten duke konsideruar sa “jashtëzakonisht të përdorura” janë.
Sipas shtëpisë së modës, 100 palë atlete që mbajnë emërtimin “ekstra të shkatërruara” do të shiten për 1850 dollarë. Ndërsa versione të tjera shkojnë 495 dollarë deri në 625 dollarë, në varësi të stilit specifik.
Rikujtojmë se krijuesi i Balenciaga quhet Cristóbal Balenciaga. Ai lindi më 1859-ën dhe ndërroi jetë më 1972-shin. Cristobal mësoi të punojë me dorë nga nëna e tij kur ishte 11 vjeç. Në moshën 12-vjeçare ai u trajnua si rrobaqepës dhe stilues. Balenciaga ishte i pasur dhe kishte mbi 20 vite eksperiencë para se të hapte butikun e parë. Cristobal ishte aq i aftë saqë nisi shumë shpejt jo vetëm krijimin e veshjeve, por edhe të copave që punonte vetë. Bashkëpunimi i parë ishte me një fabrikë zviceriane që quhej ‘Abraham’.