Bota

‘Çmenden’ shkallët lëvizëse në Turqi, 11 të plagosur! (VIDEO)

Të paktën 11 persona kanë përfunduar në spital me plagë të lehta, pas keqfunksionimit të shkallëve lëvizëse në një metro në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në Izmir, ndërsa në një video të publikuar nga mediat turke duken qytetarët të cilët rrëzohen mbi njëri-tjetrin, pasi shkallët ndryshojnë drejtimin e lëvizjes.

Teksa të lënduarit po marrin mjekim, autoritetet kanë nisur një hetim lidhur me ngjarjen, për të zbuluar shkaqet.