Kur jeni duke zgjedhur një çadër, e vetmja gjë që mund të prisni që ajo të jetë në gjendje të bëjë është t’ju mbrojë nga shiu…
Kritikat ndaj “çadrës së diellit” të Gucci dhe Adidas që kushton 1.600 dollarë (1,329 paund), janë bërë virale në platformën kineze të mediave sociale Weibo.
Një hashtag i Weibo, që përkthehet “çadra e bashkëpunimit mes dy gjigantëve të modës që shitet për 1.600 dollarë nuk është rezistente ndaj ujit”, ka pasur deri më tani më shumë se 140 milionë shikime.
Faqja zyrtare Gucci u shpreh se çadra nuk ishte “rezistente ndaj ujit dhe është menduar për mbrojtje nga dielli ose përdorim dekorativ”.
Rikujtojmë se një ‘çmenduri’ të ngjashme para pak ditësh prezantoi dhe Balenciaga ku zbuloi një fushatë të re që promovon një seri këpucësh shumë të vjetra. Këpucët janë bërë virale në rrjet edhe për çmimin marramendës që ato shiten duke konsideruar sa “jashtëzakonisht të përdorura” janë.
Sipas shtëpisë së modës, 100 palë atlete që mbajnë emërtimin “ekstra të shkatërruara” do të shiten për 1850 dollarë. Ndërsa versione të tjera shkojnë 495 dollarë deri në 625 dollarë, në varësi të stilit specifik.