Citroen ka prezantuar SUS versionet e saj të C3-shit të ri, i disponueshëm me motorët standard hibrid të lehtë, gjashtë muaj pas elektrifkimit të plotë të e-C3. Gjenerata e katërt e C3 ka marrë karakteristika stilistike të crossover-it, me çmimet që në versionin me benzinë në Francë fillojnë prej 14.990 euro, që e bën më të lirë sesa paraardhësi.
Versioni bazik i Citroen C3 është i pajisur me motorin 1.2 litërsh me tre cilindra me benzinë me tubo-mbushje, që prodhon 102 kuaj-fuqi (75 kW). Fuqia motorike bartet në rrotat e përparme përmes ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi.
Versioni më efikas i quajtur Hybrid 100 përdor të njëjtin motor me benzinë, por që është përmirësuar me baterinë prej 48 volt dhe motorin elektrik të integruar në ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi. Motori elektrik prodhon 28 kuaj-fuqi (21 kW), edhe pse vetëm 12 kuaj-fuqi mund të përdor për përshpejtim sa herë që është e nevojshme. Duhet theksuar se i njëjti sistem gjendet në modelin Jeep Avenger Hybrid që gjithashtu është pjesë e familje Stellantis.
Citroen pretendon se versioni i lehtë hibrid mund të punoj në “regjimin” elektrik deri në 50% të udhëtimit në ambiente urbane, me zvogëlimin e lirimit të gazrave për 10%. Nga jashtë është vështirë të dallohet C3 nga “vëllai” i tij e-C3. Dallimi i vetëm është emblema “e”. Në brendësi gjendet tabela kontrolluese për infotainment dhe ekrani prej 10-inç në versionin më të shtrenjtë “Max”.
Rikujtojmë, se Citroen ka zbuluar modelin e ri Berlingo, i njohur si e-Berlingo, i cili do të shitet ekskluzivisht si një makinë elektrike në Evropë. Dizajni i Berlingo-s sjell një pamje të freskët, larg nga modeli i vjetër. Transformim të rëndësishëm ka pësuar pjesa e përparme e tij që tashmë përmban edhe drita të veçanta LED. Blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin Berlingo-n e tyre në pesë ngjyra të ndryshme. Ndryshime të mëdha janë bërë edhe në pjesën e brendshme të makinës.