Celebrities Lifestyle Magazine Sociale

Çiljeta Xhilaga reagon publikisht ndaj propozimit për mbylljen e rrjeteve sociale “Snapchat” dhe “TikTok” në vend! “Si mam i dy djemve…”

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria ka vendosur të shqyrtojë dy propozime të mundshme për të adresuar shqetësimet lidhur me përmbajtjet e dhunshme që shpërndahen në rrjetet sociale, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Propozimet që do të diskutohen me komunitetin e prindërve përfshijnë mundësinë e mbylljes së dy platformave të njohura sociale, Snapchat dhe TikTok, ose vendosjen e filtrave që do të kufizojnë dhe monitorojnë përmbajtjen që shpërndahet në këto rrjete.

Këto masa erdhën pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku një adoleshent i moshës 14 vjeçare u vra nga një bashkëmoshatar i tij, një akt i cili ka nxitur shqetësim të madh në shoqëri për ndikimin që rrjetet sociale mund të kenë tek të rinjtë dhe përmbajtjet e dhunshme që shpesh promovohen në këto platforma.

Pas kësaj deklarate të Kryeministrit, shumë personazhe publikë kanë reaguar, duke mbështetur masat që synojnë mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimet negative të internetit. Një prej tyre është këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila ka shpërndarë mendimin e saj në rrjetet sociale.


Ajo ka shprehur mbështetje për propozimin e Kryeministrit, duke theksuar se si nënë e dy fëmijëve, është pro mbylljes së këtyre platformave për të parandaluar përhapjen e përmbajtjeve të dhunshme mes adoleshentëve.

Duhet të marrim në konsideratë se ky hap mund të jetë një masë e domosdoshme për të mbrojtur fëmijët nga ndikimet negative që mund të vijnë nga këto rrjete sociale, të cilat shpesh promovojnë sjellje të rrezikshme dhe të papërshtatshme për moshën e tyre.