Bota Politikë

Cili ka thënë më shumë gënjeshtra, Trump apo Harris?/ Nata e zgjedhjeve në SHBA në TAR!

Amerika vendos të ardhmen e saj, dhe ne e ndjekim hap pas hapi! Përballje e ashpër midis Kamala Harris dhe Donald Trump! Me analiza të thelluara, rezultate të exit polleve, e intervista ekskluzive direkt nga SHBA! Një moment historik dhe gjithçka mund të ndryshojë në çast!

Nata më e nxehtë e politikës amerikane, sonte Top Albania Radio sjell zgjedhjet presidenciale amerikane live  Blendi Sala.

Të ftuar në studio kanë qenë Redion Qiriazi, Angelo Haruni dhe Neda Balluku.

Eno Popi ka qenë në një lidhje telefonike me studion, ku ka treguar se është zbuluar se cili ka thënë më shumë gënjeshtra nga Harris dhe Trump

Eno Popi: Ka të dhëna se kush ka gënjyer më shumë deri para pak minutash, rezulton që më i pavërteti në të gjitha deklaratat edhe pse nuk është suprizë deri tani, Trump ka thënë disa të pavërteta, 8 deri në 10 gënjeshtra të kapura, të verifikuara në çështje gjyqësore, që Trump i ka hedhur poshtë si  përfshirja në disa krime, por e vërteta nuk rezulton kështu

Harris i janë kapur disa në lidhje me origjinë edhe biografinë dhe ka hapur disnformata për trashëgimin e saj. Trump ka një numër më të madh të gënjeshtrave publike 57% Trump me 42% Harris