Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip

Cili ka qenë avantazhi i Heidit si lojtare?! Drini Zeqo: “Nuk është kaq e pafajshme, fsheh diçka pas buzëqeshjes…”

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Gazetari i njohur është ndalur edhe tek loja e Heidit dhe është shprehur se çfarë e ka favorizuar sipas tij si banore në atë shtëpi.

Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë. Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi. Heidi ka ecur krahë një personazhi shumë të fortë që ka qenë Romeo. Heidi është gjysma e saj në atë lojë. 

Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky. Heidi dhe Meritoni janë të dy të barazlarguar me mundësitë që i janë dhënë me vëmendjen që kanë patur. Në thelb favorizohen pak çiftet. 

Ndër të tjera ai shtoi se:

Heidi ka fituar popullaritet. Cilësitë e Heidit pëlqehen në masë, është një vajzë e re e rritur në Itali por ndërkohë ka ruajtur gjuhën shqipe. Ajo është e artikuluar, e shoh si njeri të medias. 

Le ta pranojmë që nuk është kaq e pafajshme sa duket. Nuk është një portret kaq ëngjëllor, ka edhe ajo ato retë e zeza që i kalojnë sipër kokës që fshihet pas tyre. Unë besoj që Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes është një njeri që shpeshherë luan me të pavërtetën, nuk e çon deri në fund të vërtetën e saj. Ashtu sikurse besoj se ajo ka rënë në dashuri dhe është dashuruar me Romeon. Duket nga gjuha e trupit që është e dashuruar.