“Big Brother VIP 3” pati finalen e madhe ditën e shtunë më 25 maj, pas një spektakli që zgjati më shumë se 4 muaj. Një punë kolosale është bërë nga stafi dhe produksioni, që në fund u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm. Për të na folur më shumë mbi sfidat, por dhe disa detaje ekskluzive, ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, regjisori i këtij edicioni Ergys Lubonja.
Të ka ndodhur të qash me situatat dhe historitë e banorëve këtë edicion?
Me këtë “Big”, po. Në 8 edicionet e para jo “VIP”, nuk ka ndodhur kurrë. Nuk e di pse me këtë “Big Brother”, historitë të preknin. Background-i i tyre ka qenë është shumë i veçantë dhe emocionues. Më ka prekur historia e Meritonit, e Eglës, janë shumë.
Cili ka qenë banori më i vështirë?
Kanë qenë të gjithë shumë të vështirë. Nuk do specifikoja dikë. Kanë qenë shumë impenjativë. Por kjo i bënte aq interesantë si kast. Mendoj se ka qenë kasti më i mirë, ti asnjërit nuk i vije dot gishtin se kush do të fitonte. Kjo ka qenë sfida më e madhe. Ne hymë në një finale që të pestë ata ishin të jashtëzakonshëm. Kanë qenë të paparashikueshëm dhe ky ka qenë thelbi i suksesit.
Cili ishte më finok me kamerat?
Juli i ndiente më shumë kamerat. Ndoshta edhe prej backgroundit të tij artistik dhe ishte i vetëdijshëm. Juli ishte më i vëmendshmi. Çuditërisht dhe Françeska pati një nuhatje për misionet e fshehta.