Health & Beauty

Cili është ushqimi i ‘jetëgjatësisë’?

Sipas ekspertëve, ngrënia e një filxhani fasule në ditë mund të shtojë deri në 4 vite jetë. Bishtajoret, për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave, fibrave dhe antioksidantëve, konsiderohen si ushqimi më i mirë për jetëgjatësinë. Përfitimet shëndetësore të bishtajoreve:

Shëndeti i zorrëve

Bishtajoret janë burim i shkëlqyer i fibrave, që forcojnë mikrobiomën e zorrëve. Për shembull, ½ filxhan qiqrash ofron 44% të nevojave ditore për fibra.

Nutrientë të rëndësishëm

Ato janë të pasura me hekur, magnez dhe folate. Hekuri është i domosdoshëm për energjinë, veçanërisht për gratë, ndërsa magnezi kontribuon në shëndetin e zemrës dhe trurit.

Acidi folik

Kjo vitaminë është thelbësor për shëndetin para lindjes dhe rigjenerimin e qelizave.

Megjithëse bishtajoret janë të pasura me lëndë ushqyese, ato nuk mjaftojnë për të ruajtur shëndetin e plotë. Një dietë e ekuilibruar, stërvitja e rregullt, konsumimi i moderuar i alkoolit, gjumi i mjaftueshëm dhe menaxhimi i stresit janë po ashtu të rëndësishme për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.