Bota

Cili është universiteti më i mirë në botë?

Renditja e universiteteve më të mira në botë për vitin 2025 është publikuar, me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe duke dominuar listën, ndërsa universitetet evropiane po përballen me një rënie të dukshme.

Universiteti i Oksfordit ka ruajtur pozicionin e tij si universiteti më i mirë në botë për të nëntin vit radhazi, duke u ndjekur nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) në vendin e dytë. Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Princetonit, i cili u ngjit nga vendi i gjashtë në të katërtin, plotësojnë katërsheun e parë. Universiteti i Kembrixhit mbeti i pestë, ndërsa Universiteti i Stanfordit ra në vendin e gjashtë nga pozita e dytë.

Të gjitha 10 vendet e para janë të ndara mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, me shtatë universitete nga SHBA dhe tre nga Britania e Madhe.

Renditja bazohet në 18 tregues të performancës në pesë kategori: mësimdhënia, mjedisi kërkimor, cilësia e kërkimit, perspektiva ndërkombëtare dhe bashkëpunimi me industrinë.

Nga ana tjetër, shumë universitete evropiane kanë pësuar rënie. Të tre universitetet më të mira në Evropë janë nga Mbretëria e Bashkuar, përkatësisht Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Kembrixhit dhe Kolegji Imperial në Londër. Universiteti zviceran ETH Zurich renditet i katërti në Evropë dhe i 11-ti në botë, ndjekur nga University College London (UCL), i cili është i 22-ti në nivel global.