E keni menduar ndonjëherë se buzëkuqi lidhet jo vetëm me tonin e ngjyrës së lëkurës suaj, por edhe me formën që fytyra ka. Fytyrave të ndryshme u përshtaten ngjyra të ndryshme buzëkuqi. Më poshtë, zbulojini ato dhe bëhuni gati të tërhiqni vëmendjen e kujtdo teksa mbani buzëkuqin perfekt.
Fytyrë vezake
Një person me fytyrë vezake duhet të përdorë një buzëkuq në ngjyrë bezhë. Me një ngjyrë si kjo buzët do të duken më të bukura dhe fytyra juaj do të dalë në pah. Me buzëkuq në ngjyrë bezhë, në çastet kur ju buzëqeshni, do të dukeni tepër tërheqëse.
Fytyrë e zgjatur
Ngjyrat e ëmbla janë perfekte për një person me fytyrë më të zgjatur në formë. Ndër to, përfshihen pothuajse të gjitha nuancat e rozës, duke përjashtuar rozën e ndezur. Këto ngjyra do t’u shkojnë shumë fytyrës suaj, duke theksuar pjesët e duhura të saj.
Fytyrë rrumbullake
Një ngjyrë paksa më e errët sugjerohet për ata me fytyrë rrumbullake. Ajo do të japë një dimension tjetër të fytyrës suaj, duke mos e vendosur të gjithë vëmendjen në faqet apo formën e fytyrës suaj. Teksa mbani një buzëkuq të errët, ju do të dukeni tepër joshëse.