I ftuari i dytë në LFT, gazetari Blendi Salaj, tregon eksperiencat e tij me rrjetet sociale. Blendi ka shumë përvojë me rrjetet sociale dhe di t’i përdorë më së miri Twitter dhe Facebook, por shprehet se realizimi i videove në Tik Tok i duket mjaft e vështirë. Ndër rrjetet sociale, ai veçon Facebook, pasi e përdor edhe për shkrime të shumta. Pavarësisht ndryshimeve që janë bërë në rrjetet sociale, ai shprehet mjaft i kënaqur me mundësitë që japin ato. “Ndikimi i rrjeteve sociale ka qenë demokratizues”,- shprehet ai. Blendi nuk harron të ndajë dashurinë e tij te madhe për librat, si dhe të promovojë autorët e rinj. Megjithëse liket në fotot e vajzave sot, nuk krahasohen me ato të rrjeteve sociale, për nga sasia, Blendi mbetet i kënaqur dhe thotë se kjo është diçka e pritshme. “Po ta krahasosh me liket që marrin gocat e bukura në rrjete sociale, jemi ku e ku, po kjo është e pritshme dhe e natyrshme”, shprehet ai. Klodiana Vata Genta Hodo Blendi Salaj Danko Dj