“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.
Ashtu si në çdo puntatë edhe mbrëmjen e sotme do të ketë të ftuar disa nga personazhet e showbizit shqiptar. Elgid Doda, Marsela Çibukaj, Ermal Mamaqi dhe Cubi Metka për intervista dhe deklarata ekskluzive që nuk duhen humbur në “Cherry On Top”.
View this post on Instagram
Lajmi se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër, ka qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit, teksa fillimisht në “Cherry on Top” e më pas e në rrjetet sociale çifti i “Big Brother VIP 3” ndanë ndjesitë e bukura dhe emocionet e para të pritjes së ëmbël. E megjithatë, historia e tyre sa vjen e bëhet më e bukur, teksa ka ardhur edhe propozimi për martesë i artistit për partneren e tij.
Pas emisionit Sara ka zbuluar se unaza me të cilin Bardhi i propozoi live në emision, ishte e zgjedhur nga Bora Zemani. Bora gjithashtu ishte edhe personi që u bëri dhuratën e parë të bebit të tyre.