Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Por cilët janë personazhet që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
13. Në vend të fundit për këtë javë është Tea Trifoni, e cila për këtë javë nuk ka fituar asnjë ndjekës në Instagram.
12. Diola Dosti ka arritur të fitojë 400 ndjekës këtë javë. Ajo ka qenë mjaft aktive në shtëpinë e “BBV”, duke krijuar situata dhe debate të ndryshme.
11. Një ndër hyrjet e reja të kësaj jave ka qenë gazetari Bledi Mane, i cili ka fituar këtë javë 400 ndjekës.
10. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 500 ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram.
9. Dea Mishel Hoxha, e cila e ka përjetur jo shumë mirë daljen e Amosit nga shtëpia e “BBV”, ka fituar 1 mijë ndjekës.
8. Këngëtarja Valbona Mema ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe këtë javë nga 37.2 mijë ka shkuar në 39.1 mijë ndjekës.
7. Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 2 mijë ndjekës në Instagram.
6. Jo vetëm që theu rekordin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por Nita ka arritur të thyejë edhe një rekord botëror në “Big Brother”. Këtë javë ka fituar 2100 ndjekës.
5. Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë. Maestro ka arritur të fitojë 4800 ndjekës.
4. Amos Muji Zaharia ka qenë i eleminuari i kësaj jave nga shtëpia e “BBV”, por ai ka arritur të fitojë 6400 ndjekës të rinj në profilin e tij të Instagram-it.
3. Pjesë e shtëpisë si banorja më e re, është bërë Keisi Medini. Ajo ka fituar 8000 ndjekës. Përveç se është influencer dhe këngëtare, Keisi është vajza e këngëtarit të njohur Sabianit, i cili ka qenë gjithashtu banor në edicionin e parë të “BBV”.
2. Kiara hapi “Kutinë e Pandorës” dhe fitoi një udhëtim në çift për në Maldive, por ajo duhet të zgjidhte 3 banorë për t’i çuar në nominim dhe ajo zgjodhi Oltën, Tean dhe Dea Mishel. Kjo zgjedhje është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka fituar 13 mijë ndjekës.
1. Luiz Ejlli është cilësuar si i preferuari i publikut këtë javë së bashku me Armaldon dhe nga 434 mijë ai ka shtuar 453 mijë, duke fituar 19 mijë ndjekës të rinj në Instagram.