Cilët janë 5 filmat e përzgjedhur nga Monika Lubonja?
Live From Tirana • 22:08 10/02/2021
Aktorja e mirënjohur e filmit dhe teatrit, Monika Lubonja u bë pjesë e “Live From The Cinema” në Top Albania Radio kur tregoi për dëgjuesit se cilat janë top 5 filmat e saj. E megjithëse asnjë nga kineastët e ftuar në Live From Tirana nuk e kanë patur të lehtë përzgjedhjen e tyre, në fund na kanë treguar për filma mjaft të bukur e të veçantë. Jo vetëm të kinematografisë shqiptare por edhe të huaja, pa humbur kohë ju zbulojmë 5 filmat e Lubonjës! 5. “Përrallë nga e Kaluara” (1987) “Dhimitër Anagnosti është një nga regjisorët që ne në Shqipëri patëm fat ta kemi. Të punosh me të është një vlerësim i madh. Ai ka qenë jo vetëm regjisor por edhe një skenarist i mrekullueshëm. Kjo është një komedi e zezë dhe ka konfiguracione që zor se do t’i vijnë kinematografisë shqiptare.” 4. “Rain Man” (1998) “Kjo është një vepër jashtëzakonisht e bukur, ka humanizëm brenda saj. Unë tërhiqem shumë nga filma me tema sociale të së përditshmes. Mendoj se ky film ka shumë dashuri dhe përcjell një mesazh të bukur. Ne sot jemi bërë më mekanik më të ftohtë e kundërta nga se shohim në këtë film.” 3. “Udha e Shkronjave” (1978) “Ky film i xhiruar me 3 aktorë është perlë për të gjithë kineastët. Gjatë zhvillimit të filmit shohim që mbeten vetëm 2 protagonistë dhe në 1 orë e 30 minuta shohim vetëm 2 aktorë dhe kjo është diçka shumë e madhe. Ka një mesazh të fortë për gjuhën që sot duket se është gjunjëzuar.” 2. “The Godfather” (1972) “E zgjodha pasi unë gjithmonë kam një mesazh për filmat. Unë jam rritur me “The Godfather”, kur isha e vogël e shihja dhe pyesja veten nëse do të mund të luaja ndonjëherë një nga këto role. Megjithëse bëhet fjalë për një kriminel, thelbi është besnikëria e tij që bie në sy pavarësisht rrjedhës që merr ngjarja. Filamve të tillë nuk do i humbasi koha kurrë.” 1. “Scent of a Woman” (1992) “Me 1 fjali unë do ta përmblidhja vetëm me monologun e Al Pacinos në skenën ku mbron djalin e vogël tek shkolla. Aty thotë se nuk kemi nevojë për njerëz të rinj spiunë por për njerëz të rinj që na rrisin besimin.”
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024