Artistja Melinda Ademi është një ndër muzikantet më më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.
Për të parën herë, reperja me origjinë nga Mitrovica, ka sjellë një baladë dashurie që nuk përmban ‘diss’-e, siç jemi mësuar të dëgjojmë që prej fillimeve të karrierës së saj. Kënga titullohet ‘Mere’ dhe është kënga e parë që ajo ka publikuar për këtë vit.
Kënga është produkt i kompanisë amerikane “Panda Music”, ndërsa teksti i këngës është realizuar nga Tonic & Denk dhe vetë Melinda. Por detaji që bie në sy në këtë projekt të sapo publikuar është videoklipi i këngës, i cili ka ngjashmëri me videoklipin e këngëtares Elvana Gjata.
Kënga e Melindës ka vetëm një ditë që është publikuar dhe deri më tani numëron rreth 277,013 klikime. Nga ana tjetër kënga e cila është kthyer hit ka marrë 20 milionë klikime pasi kanë kaluar 11 muaj që nga publikimi.
Mesazhi i të dyjave këngëve duket se është i ngjashëm poashtu. Të dyja projektet flasin për një vajzë me zemër të thyer dhe mesazhi që përcillet nëpërmjet tekstit iu tregon atyre se nuk duhet ta humbasin lumturinë e tyre për një djalë. Fansat e kanë pëlqyer shumë deri tani risinë që artisja solli në projektin e ri.