Food & Drink Health & Beauty

Cilat ushqime ndihmojnë me dhimbjet e stomakut?

Problemet e tretjes, si fryrja, diarreja, gazrat dhe dhimbjet e barkut, janë shqetësime të zakonshme, sidomos tek femrat. Megjithatë, disa ushqime mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre simptomave dhe përmirësimin e shëndetit të stomakut. Ja disa nga to:

Papaja

Papaja përmban papainë, një enzimë natyrore që ndihmon në tretjen e ushqimeve të rënda. Ajo është e njohur për trajtimin e ulcerave gastrike dhe nervozizmit të stomakut, duke ofruar gjithashtu lehtësim nga diarreja.

Mollët

Mollët janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe përmbajnë pektinë, e cila ndihmon në tretjen. Për ata me stomak të ndjeshëm, është më mirë të konsumoni mollët e pjekura, pasi ato janë më të lehta për t’u tretur se ato të papërpunuara.

Avodako

Avokado është i pasur me kalium, fibra dhe yndyra të shëndetshme, duke kontribuar në shëndetin e stomakut dhe zorrëve. Përdorimi i avokados në dietë ndihmon në përmirësimin e funksionit të tretjes.

Kanella

Kanella është një ilaç natyral i njohur për diarre dhe nauze. Ajo ndihmon gjithashtu në shkatërrimin e gazrave. Mund ta shtoni jo vetëm në ëmbëlsira, por edhe në pjatat me mish për të përmirësuar shijen dhe tretjen.

Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën tuaj mund të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të stomakut dhe të kontribuoni në një tretje më të shëndetshme.