Horoskopi Love & Sex

Cilat shenja do të gjejnë dashurinë këtë sezon?

Gati për një sezon fantastik, plot emocione dhe dashuri? Pas verës që ka lënë boshllëk për shumë persona që e kaluan atë në aventurat mes diellit, vjeshta vijon të premtojë se do të ketë një shpërthim ndjenjash, veçanërisht për Gaforret, Luanët dhe Akrepat.

Gaforrja

Planeti Mars do të qëndrojë në shenjën tuaj deri më 3 nëntor, duke ju dhënë guximin e nevojshëm për të ndjekur dëshirat dhe marrëdhëniet. Që nga fillimi i vjeshtës, Gaforret kanë qenë nën ndikimin e romancave, me një kulmim dashurie në mes të tetorit. Tashmë është koha ideale për të eksploruar ndjenjat dhe për të kuptuar thelbin e dashurisë. Në javët në vazhdim, një takim me një mik të vjetër në një vend të pazakontë do të sjellë shkëndija, prandaj lëreni veten të lirë dhe ndiqni emocionet tuaja.

Luani

Javët e para të vjeshtës kanë qenë për Luanët një periudhë reflektimi mbi veten dhe dashurinë. Ka shumë mundësi që ata të angazhohen seriozisht në njohje të reja, pasi të eksplorojnë më shumë rreth vetes. Persona tërheqës dhe me humor do të bëhen pjesë e rrethit tuaj shoqëror, duke zgjatur periudhën e njohjes dhe përkushtimit deri më 10 nëntor. Pozicioni i planetëve është në favor të Luanëve, duke forcuar ndjenjat dhe përmbushur pritshmëritë në marrëdhëniet e reja.

Akrepi

Me Afërditën e dashurisë që kaloi pothuajse të gjithë muajin e parë të vjeshtës në shenjën tuaj, Akrepat në vijim do të përjetojnë një rritje të joshjes dhe ndjesive romantike. Pjesa e mbetur e tetorit do të sjellë më shumë fantazi dhe mundësi për të planifikuar fundjava dhe mbrëmje romantike. Nëse jeni tipi që pëlqen diskutime të gjata dhe komunikim të thellë, java e parë e tetorit ishte ideale për të “ndezur” komunikimin dhe për të shtruar rrugën drejt një romance të re. Por të njejta do të jenë javët në vijim kështu që mund t’ia dilni!

Kështu, për këto tri shenja, vjeshta ka qenë e do të jetë një periudhë e pasur me mundësi për dashuri dhe emocion, por gjithashtu e shumë sfida. Ama pjesa e mbetur do të ofrojë momente të paharrueshme për t’u shijuar.