Lajmet e fundit

Cilat nuk dini? Lista e zezë me dhjetë ushqimet më të dëmshme për zemrën!

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme luajnë një rol thelbësor për zemrën, ashtu si luajnë rol të dëmshëm ushqimet e gabuara. Nëse dëshironi të ruani shëndetin kardiovaskular për shumë vite me rradhë, atëherë duhet të shmangni këto 10 ushqime të listuara nga AgroWeb.org.

Ushqimet e shpejta

Yndyrnat e ngopura kanë një lidhje direkte me shëndetin e zemrës.

Në përgjithësi yndyrnat e ngopura me bazë shtazore në kombinim me karbohidratet kanë një efekt përkeqësues për zemrës. Por ushqimet e shpejta vijnë edhe të kriposura në maksimum.

Shmagini sa më shumë ushqimet e shpejta si sufllaqe, hamburger, etj, që të mbroni zemrën.

Mishrat e përpunuar

Salçicet, proshutat dhe pastërmatë kanë një përmbajtje të lartë kripe.

Vetëm një fetë e hollë proshute përmban gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të kripës.

Ky i fundit është përgjegjës për rritjen e tensionit të gjakut dhe dëmet në zemër.

Ushqimet e skuqura

Patatet e skuqura, mishi i skuqur e të ngjashme si këto rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Yndyra e tejskuqur rrit kolesterolin në gjak ndaj shmangini këto produkte sa më shumë.

Produktet e gatshme shumë të sheqerosura

Për shumë vite me rradhë, yndyrnat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.

Sheqeri

Debatet mes kardiologëve janë përqendruar tek roli i yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe sheqernave.

Nëse ka një një përbërës që duhet të eleminojnë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose janë të rrezikuar prej tyre, është pikërisht sheqeri.

Pijet me ëmbëlsues shtesë

Shumë konsumatorët e gjejnë burimin më të madh të sheqerit të shtuar jo në ushqime, por në pije.

Studimet më të fundit kanë treguar se më shumë se 60% e fëmijëve, 54% e të rriturve, dhe 45 % e femrave kishin konsumuar të paktën një pije të gazuar ose të ëmbëlsuar në mes vitit  2011 dhe 2014.

Drithërat e ëmbëlsuar

Ushqimet që duket sikur janë pjesë e ushqimeve të shëndetshme siç janë drithërat për mëngjes, janë të mbushura me sheqer.

Ngrënia e karbohidrateve të rafinuara dhe sheqernave në mëngjes nxit inflamacionin dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak ose e luhat atë, duke i çelur rrugën tundimit për sheqer gjatë gjithë ditës.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e frutave, vezës, avokados, ose bukës me drithë të plotë.

Ëmbëlsirat e pjekura

Ëmbëlsirat e pjekura, veçanërisht ato që shiten të paketuara nëpër dyqane janë plot me sheqer dhe me gjasa janë të gatuara me yndyrna të ngopura siç është vaji i palmës ose margarina.

Pica

Ekspertët e kanë renditur picën në mesin e gjashtë ushqimeve më të kripura, pas mishrave të lartpërmendur.

Përmbajtja e kripës dhe yndyrnave të ngopura tek pica, është gjithnjë në rritje me çdo produkt shtesë që shtoni në brumin e picës.

Kur hani jashtë, mundohuni të kufizoheni me një deri në dy copa picë, ose zgjidhni picë me perime.

Pijet e gazuara dietike

Ato mund të jenë pa yndyrë ose me zero kalori, por pijet dietike kanë një anë të errët.

Njerëzit mendojnë që pije të tilla janë të shëndetshme, por jo.

Studimet shkencore po provojnë dita ditës që pijet e gazuara që janë në treg, kanë lidhje me zhvillimin e obezitetit dhe diabetit që rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së zemrës. /AgroWeb.org