Health & Beauty

Cilat janë ushqimet që mbrojnë nga sëmundjet dhe janë të lira?!

Gjithmonë jemi në kërkim të ushqimeve apo dietave që do të ndihmojnë për të përmisuar sistemin tonë imunitarë apo dhe të na mbrojnë nga sëmundjet, por fatkeqësisht kushtojnë shumë.

Jo çdo njeri apo familje mund të përballojë çmimet, por të këtyre ushqimeve po. Një nutricioniste e quajtur Olga Decker, ka treguar se cilat janë tri ushqimet me çmim të lirë, por janë të pasura në vitamina dhe kanë përbërës të shëndetshëm ushqimorë.
Këto tri lloj ushqimet, ndryshe ajo i ka quajtur si “superushqime” dhe ato janë, liri, algat dhe hikrra.
Decker ka zbuluar se farat e linit përmbajnë substanca shumë të rëndësishme që ndihmojnë trupin dhe plot vitamina të grupeve A, B, E dhe F, hekur, zink, magnez.

Përpos këtyre, ato gjithashtu janë të pasura në yndyra omega-3 dhe 6, por sigurisht dhe me fibra.
Farat e linit mendohet se zvogëlojnë rrezikun e zhvilimit të ndonjë sëmundje, gjithashtu normalizon punën e zemrës. Olga shpreh se është një rregullues i mirë i sheqerit në gjak.

Ushqimi tjetër që ndihmon në metabolizëm dhe shëndet janë algat, të cilat përpos faktit që janë të mbushura në vitamina, ato kanë gjithashtu dhe jod. Kanë një efekt pastrues dhe eleminojnë helmet nga shpërndarja nëpër trup.
Algat rekomandohen të konsumohen nga personat që vuajnë nga tiroidja.
Një tjetër ushqim shumë i mirë për t’u ngrënë dhe i shëndetshëm, është hikrra. Ajo është e pasur me proteina dhe nuk ka përbërje niseshteje apo gluteni.

Hikrra të jep ndjenjën e ngopjes pasi përmban vitaminë B, hekur, antioksidantë dhe fibra.

Këto ushqime mund t’i gjeni kudo dhe me çmime vërtetë të mira, kështu ju mund të qëndroni në formeë dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj duke bërë dhe pak ekonomi. Mund të gjeni receta të ndryshme se si mund t’i konsumoni.