Fashion

Cilat janë syzet e duhura për sezonin e vjeshtës?!

Teksa shohim që sezoni i verës po largohet ngadalë, nuk mund të rrimë pa u shqetësuar për sezonin e vjeshtës, cilat do të jenë trendet më të reja apo çfarë ndryshimi do të bëni në stilin tuaj.

Sigurisht ku ka më mirë se të filloni nga aksesorët, e në këtë rast syzet. Jemi të sigurt që ju janë mërzitur tashmë syzet që keni përdorur gjatë muajve të verës dhe tashmë ka ardhur koha për diçka ndryshe, më e freskët.

Oliver Peoples, Poppy Lissiman, Linda Farrow, Le Specs dhe Quay Australia kanë prezantuar disa modele që këtë vjeshtë do të jenë tendencë. Ku në sezonin e ri mbizotërojnë format gjeometrike, por me detaje moderne – disa skelete shfaqen me prerje më klasike, ndërsa disa të tjera kanë një ‘prekje’ ekstravagance.

Metali është trend dhe i verdhi në veçanti, kështu që tani duhet të keni me patjetër një aksesor që të kombinohet me të gjitha bizhuteritë që do të përdorni.

E arta është luks!


Markat më të njohura të syzeve po i kushtojnë rëndësi metalit. Edhe kur skeleti i syzeve është i hollë, ngjyra e verdhë e arit tërheq vëmendje, veçanërisht kur i kombinoni me aksesorët apo varëset prej ari.

Një formë e drejtë


Zgjidhni modelet që të kenë një strukturë të rregullt gjeometrike, drejtkëndëshe ose katrore. Këto forma të drejta mund të jenë edhe me ngjyra të ndezura.

Nuancë e tejdukshme…

Syzet e diellit me skelet transparent i japin veshjes një ‘vibe’ ndryshe. Zgjidhni një nga modelet ombre ose ato pa ngjyrë!

Cat-eye gjigantë!

Modeli i njohur cat-eye është retro! Sjell një ndjesi të viteve ’70. Por në sezonin vjeshtë – dimër, në modë do të jenë përmasat më të mëdha të këtij modeli.

Modelet ‘weird’!

Shumë shtëpi mode po krijojnë modele të çuditshme syzesh, kjo pasi çdo njeri mund të zgjedhë ato palë që përfaqësojnë karakterin e tyre. Por nga ana tjetër ato janë dhe shumë tërheqëse kur vendosen. Ky trend mendohet se do të vazhdojë deri në pranverë-verë 2022.