Food & Drink Health & Beauty

Cilat janë frutat dhe perimet që ndihmojnë në korrigjimin e shikimit?!

Trupat tanë fillojnë të përkeqësohen ndërsa plakemi, dhe nga kjo nuk bëjnë përjashtim as sytë. Ndonëse rënia e shikimit është një proces natyror që nuk mund të parandalohet domosdoshmërisht, dietat tona mund të bëjnë një ndryshim në shëndetin e syve tanë. Ekspertët sugjerojnë se ekzistojnë dy ushqime që mund të ndihmojnë në reduktimin dhe ngadalësimin e humbjes së shikimit për shkak të moshës.

Këtu bëjnë pjesë frutat dhe perimet që mund të mbrojnë shikimin tuaj nga problemet që lidhen me moshën, sipas optometrit të Specsavers Dr. Nigel Best. Dr. Best shpjegon se ushqimet si specat dhe kivit mund të jenë vërtet të mira për shëndetin tonë, veçanërisht sytë. Të dyja këto ushqime janë të pasura me zeaxanthis dhe lutein, përbërësit kryesorë kimikë që gjenden në syrin e njeriut, të cilat mund të zvogëlojnë problemet me shikimin tuaj.

Kivi nuk është vetëm i pasur me antioksidantë, ai ka një sasi të madhe fibrash, por ka gjithashtu plot vitaminë C dhe vitaminë E, duke shtuar se specat ju japin sasinë më të madhe të vitaminës C për kalori.

Dr. Best këshilloi që tre porcione kivi në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e problemeve të syve të lidhura me moshën me 36 përqind, gjithashtu rekomandimi që ne të hamë speca të papërpunuar është më mirë pasi gatimi i tyre redukton nivelet e vitaminës C. Ai shpjegoi më tej rëndësinë e vitaminës C, duke thënë:

Arsyeja pse vitamina C është kaq e rëndësishme është sepse ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, një proteinë që kontribuon në strukturën e syve tanë.