Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij në llogarinë e tij në Instagram, dy data të veçanta që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës dhe e kanë ndryshuar atë. Më 30 Prill 2004, ai arriti një sukses të madhe duke fituar “Ethet e të Premtes,” një moment kyç në karrierën e tij. Pas 20 vjetësh, më 30 Prill 2024, ai përjetoi një tjetër moment të rëndësishëm, kur u bë baba për herë të parë me lindjen e vajzës së tij, Luna Mari.
Këto dy ngjarje, që ndodhen të dyja në të njëjtën datë, kanë ndryshuar rrënjësisht jetën e Luizit, duke e shndërruar atë nga një artist i njohur në një baba të lumtur. Një rastësi e veçantë apo fati që e shoqëron, këto data do të mbeten të paharrueshme për të.