E premtja sportive në TAR erdhi me plot diskutime dhe analiza të hollësishme rreth futbollit nga profesionistë të fushës. Me shumë të ftuar si çdo episod si në studio ashtu edhe në lidhje telefonike, në ‘Paso’ u fol për shumë të reja.
Një ndër të ftuarit në lidhje telefonike ishte Arjan Peço. Fillimisht, Peço analizoi klubet italiane dhe arsyen se përse sipas tij nuk fitojnë në kampionate.
Klubet italiane janë teknikisht shumë të forta. Kanë parasysh anën mbrojtëse. Mbrohen mirë, tërhiqen shumë, por të fitosh Champions League duhet të sulmosh. Villa Real është një ekip shumë i organizuar dh shumë mbrojtës. Ka pësuar vetëm 26 gola dhe kjo tregon shumë për organizimin e këtij ekipi dhe mënyrën se si luan.
Por, sipas Peços kush mendon se duhet ta fitojë këtë ‘Champions League’?
Faktikisht në bazë të logjikës favorit është Manchester City duke marrë parasysh dëshirën e madhe të Guardiolës për të fituar Champins League. Chelsea është ekip i madh në letër, por duke marrë parasysh çfarë ka ndodhur me të kohët e fundit duke i vënë saksione Abramovich, nuk i lejohet të bëhet gjë fare me Chelsea-n. Nuk u lejohet të shesin bileta, buxhetin për udhëtime jashtë e kanë të limituar.