Celebrities Gossip Showbiz

Cila ishte këshilla e vyer e Luana Vjollcës që Olta Gixhari e ndoqi me shumë kujdes?

Luana Vjollca është një nga prezantueset më të njohura të televizionit tonë. Bukuroshja padyshim që tërheq vëmendje si me sukseset e saj ashtu dhe me hiret tejet të bukura që nuk ngurron t’i shfaqë në rrjete sociale.

Së fundmi, teksa ka marrë disa pushime për t’u relaksuar në një vend ekzotik, më saktë në Mauritius që ndodhet në juglindje të kontinentit të Afrikës. Gjatë këtyre ditëve, prezantuesja nuk ka ngurruar të ndajë me ne mjaft foto provokuese. E gjatë postimeve të saj, teksa ‘shapkat e famshme’ nuk mund të mungonin, bukuroshja ka vendosur të bëjë shaka edhe me rrobat duke u shprehur se “Është më shumë se ok të veshësh të njëjtat gjëra disa herë, për sa kohë që e kryejnë funksionin pse të harxhosh lekë”.

E duke ditur se te VIP-at është pak kompleks veshja e të njëjtave rroba disa herë, duket se kjo këshillë e Luanës ka ‘shkuar edhe në veshin’ e Olta Gixharit. Po, po mirë e lexuat. Teksa dhe kjo e fundit ka publikuar një foto nga pushimet ka treguar se pas këshillës së prezantueses “ja bën hallall lekët” që harxhon për veshjet.

Këtë fustanin e bleva 35$ për të bërë këtë foton, por që kur Luana Vjollca tha “është më shumë se ok të veshësh disa herë të njëjtën veshje” realisht jam më e lehtësuar! I ka hallall $

Së fundmi, Luana ka ndarë me ne disa foto shumë mahnitëse nga pushimet e saj. Pak ditë më parë, si një luaneshë e vërtetë, teksa ndodhej në pishinë, ajo ka ndarë disa foto me ne nga pushimet e saj.