Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut Los Anxhelos ka lëshuar një paralajmërim pas zbulimit të dy rasteve të një infeksioni të rrallë parazitar, i njohur si “Baylisascaris procyonis”, në zonën e Gjirit të Jugut të Los Angeles County. Kjo sëmundje, e cila përhapet nga kafshët te njerëzit, është shkaktuar nga një lloj krimbi të rrumbullakët.
Baylisascaris procyonis zakonisht jeton në zorrët e kafshëve, sidomos në ato të rakunëve, ku paraziti nuk shkakton sëmundje. Megjithatë, kur një njeri infektohet, krimbi mund të depërtojë në organet e tjera si sy, tru dhe organe të tjera, duke shkaktuar ënjtje të trurit dhe sëmundje të rënda të syve, të cilat potencialisht mund të jenë fatale.
Sipas Departamentit të Shëndetit Publik, ky infeksion mund të ndikojë jo vetëm tek njerëzit, por edhe tek një gamë të gjerë kafshësh shtëpiake, përfshirë qentë. Autoritetet rekomandojnë që qytetarët të ruajnë kujdesin e duhur në kontaktin me kafshët dhe të shmangin kontaktin me fecet e kafshëve, pasi ato mund të përmbajnë larvat e krimbit.
Ky rast ngre shqetësime për shëndetin publik, dhe specialistët po punojnë për të identifikuar burimet e infeksionit dhe për të mbajtur nën kontroll situatën. Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo rast të dyshuar dhe të mbajnë masa higjienike për të parandaluar përhapjen e këtij paraziti.