Health & Beauty

Cila është ngjyra më e rrallë e syve?!

E gjelbërta është quajtur tradicionalisht ngjyra më e rrallë e syve. Por klasifikimet e reja thonë se një ngjyrë tjetër mund të jetë edhe më pak e zakonshme dhe është pikërisht ngjyra gri. Ngjyra e syve është një tipar i trashëguar me gjene të shumta që ndikojnë në hije. Gjenet që lidhen me prodhimin e pigmenteve, melaninës, eumelaninës dhe feomelaninës, diktojnë ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve tuaj.

Ngjyra e syve të një personi pasqyron një kombinim unik dhe përqendrim të pigmenteve në iris. Ngjyrat konvencionale të syve në përgjithësi janë menduar si kafe, blu, hazel (kombinim i kafes, jeshiles, grisë) dhe e gjelbër.

Nga këto katër, jeshilja është më e rralla. Ajo shfaqet në rreth 9% të amerikanëve, por vetëm 2% të popullsisë së botës. Hazel është e dyta më e rralla nga këto. Blu është e dyta më e zakonshme dhe kafe kryeson listën me 45% të popullsisë së SHBA dhe ndoshta pothuajse 80% në mbarë botën.

E zeza nuk është ngjyrë e syve. Ndërsa disa sy mund të duken të zinj, ata ose janë thjesht kafe shumë të errët ose kanë bebëza të mëdha. Klasifikimet e reja kanë përcaktuar se ngjyra gri është ngjyra e re standarde. Me këtë ndryshim, ngjyra gri tani kryeson listën si ngjyra më e rrallë e syve.