Brad Pitt, një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, ka ndarë mendimin e tij të veçantë për aktoren Diana Wiest, duke e cilësuar atë si “ikona më e madhe” me të cilën ka punuar ndonjëherë. Në një intervistë të vitit 1996 për revistën “Tiger Beat”, Pitt theksoi se Wiest ishte “gruaja më e bukur në botën e aktrimit”, duke e vlerësuar për talentin e saj më shumë se për pamjen.
Pitt, i njohur për rolet e tij në filma si “Se7en”, “Fight Club” dhe “Troy”, beson se yjet e vërtetë nuk janë gjithmonë ata që shihen si “simbole seksi”. Ai shpjegoi se bukuria reale shpesh është ajo që zbulon vetveten përmes karakterit dhe talentit.
Aktoret më të bukura nuk janë ato që do t’i quaje seks simbole. Për mua, Diana Wiest është femra më e bukur e ekranit
Diana Wiest, e njohur për rolet e saj në filmat “Edward Scissorhands” dhe “Footloose”, ka një karrierë të pasur në teatër dhe film, duke fituar dy Oscar për punën e saj në filmat e Woody Allen. Pavarësisht se nuk është ndjerë shpesh si një simbol seksi, kontributi dhe talenti i saj e bëjnë atë të veçantë në botën e aktrimit.