Bota

Cila është e vërteta e vdekjes së ikonës së muzikës Elvis Presley?! Ekspertja e njohur hedh dritë mbi…

Me 16 gusht të 1977, Elvis Presley, mbreti i Rock-ut, gjendet pa ndjenja në shtëpinë e tij të Memphis, Graceland duke lënë në lot miliona fansa. Sot talenti i tij gjenial muzikor, stili i tij i lindur dhe jeta e tij jashtë kornizave vazhdojnë të mahnisin apasionantët e muzikës në të gjithë botën.

Së fundmi bëhet e ditur se një eksperte ka thelluar kërkimet e saj për të hedhur poshtë në një farë mënyre mitet “e tmerrshme” që qarkullojnë për vdekjen e tij.

Këngëtari i “Suspicious Minds” ishte vetëm 42 vjeç kur vdiq në shtëpinë e tij në Memphis, Graceland. Sally A Hoedel, autore e Destined to Die Young, duke folur ekskluzivisht për The Mirror tha:

Sipas ligjit të shtetit të Tenesit, është certifikata e vdekjes ajo që do të bëhet publike në vitin 2027, jo raporti i autopsisë. Raporti i autopsisë dhe përmbajtja e tij janë tashmë shumë publike…nuk ka asnjë mister të madh që pret të zbulohet.

Ajo vazhdoi të shpjegoi se si vdekja e Elvisit nuk ishte një vdekje “e tmerrshme” dhe “dramatike” që njerëzit vazhdojnë të përpiqen të pretendojnë. Pavarësisht se pranoi se abuzimi me drogën dhe stili i jetës jo i shëndetshëm i yllit të Hound Dog sigurisht që nuk do ta ndihmonin shëndetin e tij, ajo këmbënguli se vdekja e tij mund të kishte qenë e lidhur më ngushtë me një çështje gjenetike.