Adelina Ismaili, një nga emrat më të njohur dhe të dashur të muzikës shqiptare, ka bërë një rikthim të papritur në ekran.
Një moment i veçantë ndodhi, kur një grup vajzash ia mori vëmendjen me performancën e tyre, duke prekur thellë Adelina Ismailin.
Pas shfaqjes, ajo u shpreh për dëshirën e saj të pashembullt për të pasur një vajzë, duke thënë:
Kam një djalë 7 vjeç, por po ju shikoja dhe mendova se sa shumë do dëshiroja të kisha një vajzë. Jeni të mrekullueshme, të gjitha kaq të talentuara!
Një tjetër moment i veçantë ndodhi gjatë performancës së një gjimnasteje, e cila mahniti të gjithë me aftësitë e saj.
Adelina e komplimentoi dhe më pas e pyeti:
Përse nuk bëhesh vajza ime?
Vajza iu përgjigj me humor:
Mund të vij dhe të rri disa ditë tek shtëpia jote, por vajza jote, nuk mund të bëhem.
Përgjigjja e shkëlqyer e vajzës e bëri Adelina-n të buzëqeshë, duke e lavdëruar edhe një herë talentin e saj të jashtëzakonshëm.
Ky rikthim i Adelina Ismailit në ekran na bën të presim shumë të papritura prej saj dhe avemtura apo momente gazmore.