Rreth 15 vjet më parë, Andrew McLindon, një sipërmarrës dhe çiklist, po ngiste biçikletën e tij në Austin, Teksas, kur mendoi për djalin 12-vjeçar të një shoku. Djali nuk e kishte njohur kurrë gëzimin e biçikletës sepse vuante nga hidrocefalusi, një grumbullim i lëngjeve në tru që shpesh shkakton çrregullime të ekuilibrit.
Kur u kthye në shtëpi, McLindon, tani 60 vjeç, hyri në internet dhe gjeti një biçikletë të shtrirë me tre rrota me rrip sigurie, perfekte për një fëmijë me probleme ekuilibri. Së shpejti djali po pedalonte nëpër rrugë me bashkëmoshatarët e tij, duke u argëtuar dhe duke pasur mundësinë të ushtronte aktivitet fizik. Andrew tha se:
Por kishte diçka edhe më shumë se sa thjesht kaq. Kur pashë djalin e vogël duke ndërvepruar me fëmijët e tjerë, nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen në fytyrën e tij.
Kjo buzëqeshje nisi Fondacionin e Familjes McLindon. Financuar nga donacionet, grupi punon me klinikat e rehabilitimit pediatrik për të gjetur fëmijë që mund të përfitojnë nga zotërimi i një biçiklete adaptive dhe për të ndihmuar në krijimin e secilës biçikletë për nevojat e veçanta të fëmijës.
Një biçikletë mund të përfshijë një mbështetëse koke, një parzmore shpatullash, një rrip sigurie dhe një mekanizëm drejtues dhe frenues të kujdestarit në pjesën e pasme. Biçikletat janë të shtrenjta nga 3,000 deri në 4,000 dollarë, por McLindon ka arritur t’i ndihmojë.
Ne kemi punuar me një 14-vjeçare që ka spina bifida. Ajo i kalonte shumicën e ditëve në divan duke parë TV. Menjëherë pasi mori biçikletën e saj, ajo po stërvitej. Në një intervistë për një revistë, ajo tha: “Gjithmonë e dija se kisha tipare të një atleti brenda meje”.
Deri më tani, fondacioni ka dhuruar 450 biçikleta dhe ky është vetëm fillimi. McLindon thotë se:
Unë bëj shumë gjëra. Unë drejtoj shumë kompani por t’u jap këtyre fëmijëve biçikletat e tyre është gjëja më e rëndësishme që bëj.