Celebrities Gossip Showbiz

Çifti Peltz Beckham, Brooklyn ndan fotot e para të dasmës!

Brooklyn Beckham ka ndarë imazhin e parë të jetës bashkëshortore me Nicola Peltz me një foto të bukur martese bardh e zi. Çifti u martua në një dasmë ekstravagante plot yje dhe duket se dyshja janë më se të lumtur dhe të dashuruar.

Dyshja thanë “Po” në një ceremoni spektakolare martese në shtëpinë e familjes Peltz buzë oqeanit në Palm Beach, me vlerë mbi 70 milionë paund dhe tani Brooklyn ka ndarë një vështrim të parë në fotot e siguruara nga revista Vogue. Ai e mbishkroi postimin: “Zoti dhe zonja Peltz Beckham” dhe u prit me një fluks mesazhesh urimi nga miqtë dhe ndjekësit e tij.

Ndër ata që lanë urimet e tyre ishte shoku i babait të Brooklyn, Phil Neville, i cili ndau dy emoji me zemër. Vëllai i Nicola Will Peltz ndau të njëjtin mesazh, ndërsa Paris Hilton shkroi: “Urime”, e ndjekur nga një emoji me shishe shampanjë dhe dy zemra. Vëllai më i vogël i Brooklyn, Cruz, e rindau foton në InstaStory në Instagram së bashku me emoji të zemrës. Brooklyn vazhdoi më tej duke zbuluar një tjetër foto mahnitëse. Ai tregoi fustanin e bërë me porosi të nuses së tij me mbishkrimin:

Nusja ime e bukur.

https://www.instagram.com/p/CcMZEDCtMai/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Aktorja trashëgimtare miliardere amerikane ka veshur një fustan elegant të dizajnuar nga Valentino për ditën e saj të madhe. Fustani i mrekullueshëm përmbante mëngë të gjata dhe një vello dramatike dantelle.