Celebrities Film & Tv Magazine

Çifti martohet këtë verë? Bora Zemani: “Donaldi është goli i jetës”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Çdo mbrëmje Top Arena ka të ftuar specialë personazhe VIP të fushave të ndryshme. Ditën e sotme është zbuluar se të ftuarit do të jetë: Bora Zeman në “Top Arena” siç nuk e keni parë kurrë më parë! Dea Mishel Hoxha vjen sonte në “Top Arena” pas një largimi jo të shkurtër nga ekrani, por jo si e ftuar! Ish-finalistja e BBV2 ka një surprizë të veçantë për të gjithë ju. Sabiani & Keisi pas shumë kohësh në një dalje televizive, me shumë të pathëna e pafund surpriza!

Bora Zemani ka folur për disa detaje nga jeta e saj personale, gjatë intervistës së zhvilluar nga Ed Manushi në “Top Arena”. Ndër to ishin edhe aludimet për një dasmë të mundshme gjatë verës, për të cilën moderatorja e dha një përgjigje.

Ed Manushi: Ka zëra që ti martohesh këtë verë?

Bora Zemani qesh…

Ed Manushi: Ti qeshe, qenka e vërtetë.

Bora Zemani: Shtatzënia ime dhe martesa ime komentohen gjithmonë. Me martesë, pa martesë, Donaldi është një nga golat e mi të jetës.