Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.
Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Ditët e fundit është vënë re krijimi i një marrëdhënie të re midis këngëtares Keisi Medini dhe Krist Dragoti. Ata janë dy personazhe mjaft të dashur për publikun dhe menjëherë janë simpatizuar nga publiku. Edhe pse Keisi ka pak ditë që është futur në shtëpi, ajo menjëherë ka patur një afrimitet me banorët, por kryesisht me Kristin. Në “Big Brother Radio” është folur kjo tematikë dhe si më poshtë KEisi është shprehur:
Ne jemi të kundërt dhe kam vënë re që po tërhiqemi. Ka filluar në momentin kur u hodhëm bashkë tek pishina. Momenti kur ai më preku dorën ishte ndryshe nga të tjerat. Por nuk është diçka e mirëfilltë akoma.
Nga ana tjetër, edhe Kiara pranoi se ndonjëherë gjërat e kundërta tërhiqen së bashku, ashtu siç ndodhi edhe midis saj dhe Luizit. I pyetur nëse çfarë i pëlqen tek karakteri i Keisit, ai u përgjigj:
Rezervimi që ka ndaj vetes në shtëpi më tërheq shumë. Ajo ka një lloj karakteri, që nuk do ta them për keq, por ka një lloj naiviteti nëlidhje me gjërat që krijohen në shtëpi që më pëlqen shumë. Ka zë shumë të bukur dhe gishta si salçiçe.