Celebrities Love & Sex Showbiz

Çifti i njohur Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë me paraqitjen e tyre në një event para “Oscars 2022”!

Me paraqitjet e saj këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora gjithmonë është në qendër të mediave të huaja. Rita Ora dukej shumë e bukur me një veshje ngjyrë rozë, teksa merrte pjesë në darkën e çmimeve “Chanel and Charles Finch” para “Oscars” në Beverly Hills të shtunën. Këngëtarja 31 vjeçe, zbriti në tapetin e kuq të eventit e veshur me një xhaketë vinyl ngjyrë rozë pastel dhe një fund të gjatë, që theksonte siluetën e saj. Ylli i muzikës dhe hitit të njohur “Let You Love Me” pozoi në krahë të të dashurit të saj, regjisorit Taika Waititi, shkruan DailyMail.

Për aksesorë, Rita zgjodhi një çantë të vogël rozë të markës “Chanel” dhe një palë vathë me të njëjtën ngjyrë. Ndërkohë që Waititi kishte zgjedhur që të vishej me një kostum elegant tërësisht të zi.

Kujtojmë gjithashtu se së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora vendosi që të rrëfente disa copëza nga jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke treguar se ishte mjaft e vështirë për të dhe disa herë, gjatë fëmijërisë së saj ndihej “e huaj”. Pas një seti të mrekullueshëm për ‘ELLE Spain’, ajo zhvilloi  një intervistë në të cilën ka folur për sfidat e saj. Rita reflektoi mbi edukimin e saj dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të origjinës së saj dhe sesi e përdori muzikën për të përballuar rritjen pa ‘vendin e përkatësisë’.

Vetë këngëtarja bukuroshe foli hapur edhe për pjesën e të qenit refugjate, ndërkohë që edhe familja e saj po mundohej që të përshtatej me jetën në Mbretërinë e Bashkuar.

Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën.