Pak ditë më parë Sharna Burgess dhe Brian Austin Green u bënë prindër të një djali. Profesionistja e “Dancing With the Stars” solli në jetë fëmijën e saj të parë, më 28 Qershor. Së fundmi Burgess dhe Brian Austin Green kanë ndarë foton e parë të plotë të djalit të tyre të porsalindur. Në foton e postuar në Instagram, bebushi, i quajtur Zane Walker Green, shfaqet teksa fle në gjoksin e nënës së tij.
Ylli i “Dancing With the Stars” vazhdoi të reflektonte se si ardhja e djalit të saj i ka ndryshuar jetën. Edhe pse theksoi se nuk kishte ende fjalët që mund ta përshkruanin ndjesinë e saj, Burgess shpjegoi:
Unë e di që kur e shikoj atë, më mbushen sytë me lot se sa e hapur është zemra ime dhe sa thellë dhe pa kushte e dua atë. Unë e di që nuk do të jem më e njëjta, kurrë. E kuptoj se kurrë nuk e kam ditur se ekzistonte dashuria e këtij lloji apo kapaciteti dhe është shumë e madhe për t’u përpunuar.
Kërcimtarja australiane pranoi se tani kupton gjithçka që mamaja e saj i ka thënë ndonjëherë për dashurinë e nënës, që nuk ngjan me asnjë tjetër. Ardhja e vogëlushit shënon fëmijën e parë për Burgess dhe të pestin për Green. Aktori ka djemtë Noah, 9 vjeç, Bodhi, 8 vjeç dhe Journey, 5, me ish-bashkëshorten, aktoren e njohur Megan Fox.
Ai është gjithashtu baba i Kassius, 20 vjeç, me ish të dashurën Vanessa Marcil. Burgess tha për Green në një intervistë me Good Morning America në maj se:
Ai është një baba kaq i mrekullueshëm. Një nga gjërat për të cilat u dashurova me të ishte ta shikoja si baba dhe mënyrën si prindëron. Mendova se të ishte kaq e pabesueshme të rrisja një fëmijë me të.